Një përgjim, ku dëgjohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev teksa ofendon shqiptarët, po bën xhiron e rrjetit.

Indeksonline ka siguruar bisedën ndërmjet Zaevit dhe një “X” personi. Ndërkohë, në videopërgjim biseda mes Zaev dhe personit tjetër ka qenë çështja e votës. Zaevi dëgjohet duke thënë se “shqiptarët nuk vlejnë as për pesë pare”.

Më pas, personi tjetër i kthehet se rreziku tek shqiptarët qëndron se “ata kanë luftëtarë”. Ndërsa, përgjigja e Zaevit ishte se “luftëtarët gjenden gjithandej në botë”. Për më tepër dëgjoni videopërgjimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb