FIER

Zbardhet plagosja e dy ditëve më parë të ndodhur në Fier gjatë një sherri në mbrëmje.

BalkanWeb mëson se për ngjarjen janë arrestuar 4 persona, Armir Budini dhe Juljan Mahmutaj për moskallëzim krimi apo veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndërkohë që ënë kërkim është autori Ilir Borici bashkë me Fatmir Krasniqin.

M.M, mbeti i plagosur në këmbë teksa u përfshi në sherr pikërisht me Ilir Boricin që prej 2 ditësh është në arrati.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Zbardhet dhe dokumentohet plagosja me armë zjarri e ndodhur 2 net më parë në Fier.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar të plagosjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 03.11.2020, ku si pasojë mbeti i plagosur lehtë në këmbë me armë zjarri, shtetasi M. M., 34 vjeç, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B., 44 vjeç banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

J. M., 36 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” (I dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike).

Gjithashtu u shpallën në kërkim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasit I. B., 44 vjeç (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje) dhe F. S.(K)., banues në Fier, dhe po punohet për kapjen e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta midis shtetasit I. B. dhe M. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb