Zbardhet plani paraprak i Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit. Gazetari Osman Stafa ka sigurua për ‘BalkanWeb’ planin e veprimtarisë së këtij komisioni, i cili startoi sot punimet, ndërkohë që në nisje të tij nisën debatet e para mes palëve.

Në këtë plan përcaktohet roli dhe detyrat e këtij komisioni, i cili ngrihet pas kërkesës së Opozitës, kryesisht PD-së, e cila pretendon për masakër zgjedhore.

Po ashtu në këtë dokument përcaktohet edhe fakti se duke nisur nga kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe disa ministre të tjera, zyrtarë por dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, do të thirren për të dëshmuar në komision.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb