Nga: Erjola Jata*

TIRANE- Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat pritet që të ndryshojë sërish. Sipas një projektligji të Financave të hartuar në konsultim me FMN, që tashmë u është dërguar grupeve të interesit në kuadër të paketës fiskale 2016, në regjim taksimi pritet të futen edhe pagat nga 0-30 mijë lekë, që aktualisht janë të përjashtuara.

Niveli i kësaj takse sipas variantit që po qarkullon, pritet të jetë 5%. Neni 25 i draftit specifikon se pagat nga 0-180 mijë lekë do të tatohen me 5%. Ato mbi 180.000 dhe nën 1.560.000 tatohen me 13% dhe pagat mbi 1.560.00 tatohen me 23%. Qeveria ka vendosur të ndryshojë taksën progresive në kushtet kur realizimi i të ardhurave është ulur duke kërkuar mundësi të tjera.

Kjo taksë godet direkt ata që kanë të ardhura të pakta, që me ligjin paraardhës u favorizuan. Vendimi për këtë draft ende nuk është final, por tregon faktin se qeveria është nën presion për të gjetur zgjidhje mbi situatën e të ardhurave dhe përmbushushjen e pritshmërive të programit me FMN.

Propozimi për 2016
Baza tatimore vjetore (lek) Norma tatimore
Pagat 0 – 180,000 (mujore 15,000) – 5%
Pagat mbi 180,000 dhe nën 1,560,000 (mujore 15,000-130,000) – 13%
Pagat mbi 1,560,000 (mujore 130,000) – 23%
Varianti aktual

Baza tatimore mujore Norma tatimore
0- 30 000 – 0%
30 001 – 130 000 – +13% të shumës mbi 30 000 lekë
Mbi 130 001 lekë – + 23% e shumës mbi 130 000 lekë

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: