Pandemia por edhe mungesa e laptopve ka vonuar vettingun e gjyqtareve dhe prokurorve. Keshtu shkruhet ne relacionin e hartuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste të cilët kanë propozuar zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut me 2 vite. Ne relacionin e siguruar nga Neës24 ata kanë dhe arsyet se përse procesi i rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk përfundoi brenda mandatit 5-vjeçar.

Në relacionin që shoqëron propozimin për ndryshimin kushtetues shkruhet se arsyeja kryesore ka qenë pandemia Covid-19, ndalimi dhe ngadalësimi i ritmit të punës në këto organe, por dhe mungesa e laptopëve për këshilltarët që do të ndihmonte aktivitetin e vetingut qe zhvillohej online dhe jo fizikisht.
Për 4 muaj veprimtaria e tyre u ndërpre, ndërsa për rreth një vit funksionet u ngadalësuan.

Një tjetër vështirësi ka qenë mospërgjigjja në kohë e institucioneve shtetërore e kërkesave të Komisionit te Pavaruar te Kualifikimit për arsye të ndryshme gjatë pandemisë. Ne draft argumentohet se përse nuk është efektive vazhdimi i vetingut nga Keshilli i Larte i Prokurorise -ja dhe Keshilli i Larte Gjyqesor, apo edhe SPAK-u, siç e përcakton Kushtetuta e Shqiperisë.

  • foto galeri

Sipas deputeve socialistëve, “anëtarëve të Këshillave dhe SPAK-ut u mungon përvoja përkatëse në procesin e rivlerësimit dhe do duhet të familjarizohen me këtë proces për konsolidimin e procedurave të hetimit administrativ dhe garantimin e një procesi të rregullt ligjor. Në këto kushte, ekziston dhe rreziku i krijimit të mospërputhjeve, pra standarde të ndryshme për vlerësime të ndryshme thuhet ne draft.

Nga analiza e bere rezulton se në përfundim të mandatit 5-vjeçar të KPK-së do të mbeten pa u përmbyllur rreth 1/3 e totalit të çështjeve të verifikimit. Ndërsa, fillimi i procesit të rivlerësimit 8 muaj pas funksionimit të KPK dhe Komisionerit publik varet nga disa faktorë.

Ketu Permendet hartimi dhe miratimi e akteve të brendshme rregullatorë, organizimi i punës, rekrutimin e stafit në institucione. Gjithashtu theksohet se fitimi i përvojës dhe familjarizimi me procesin e rivlerësimit mori një kohë të konsiderueshme.

Në procesin e shqyrtimit të nismës ligjore kërkohet edhe asistenca e ekspertizës së partnerëve ndërkombëtarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian të kanë mbështetur vendin zbatimin e e Reformës në Drejtësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: