Qeveria do të vazhdojë edhe këtë vit traditën e shpërndarjes së shpërblimeve për festat e fundvitit. Lajmi i mirë është dhënë nga Ministria e Financave në relacionin e projektbuxhetit, ku thuhet se “për këtë vit 80 mijë familje me ndihmë ekonomike do të përfitojnë shpërblime për festat e fundvitit”. “Panorama” shkruan se Ministria e Financave nuk ka përcaktuar ende fondin dhe nuk ka nisur përllogaritjet për masën e shpërblimit, por burime pranë këtij institucioni thanë për gazetën se prioritet i skemës së shpërblimeve të fundvitit do të jenë edhe pensionistët. Vjet, me vendimin e posaçëm, familjet me ndihmë ekonomike përfituan 2 mijë lekë deri në 3 mijë lekë shpërblim, ndërsa pensionistët kryefamiljarë, ata që marrin pension pleqërie dhe pension fshati, përfituan 6 mijë lekë shpërblim.

FAMILJET ME NDIHMË EKONOMIKE
Sipas vendimit të posaçëm që qeveria nxjerr për shpërblimet e fundvitit, përfitues të shpërblimit do të jenë 80 mijë familje me ndihmë ekonomike. Vjet vendimi i posaçëm për shpërblimet u mor më 16 dhjetor nga qeveria. Familjet me ndihmë ekonomike përfituan 2 deri në 3 mijë lekë shpërblim. Nga paketa e solidaritetit përfituan edhe 68 mijë kategori të veçanta në statusin e personave me aftësi të kufizuara dhe 3595 persona që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake. Vlera e shpërblimit për këto kategori varioi 2,5 mijë lekë deri në 3 mijë lekë. Ndërsa efektet financiare për shpërblimet e familjeve që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike dhe personat e verbër, paraplegjikë e tetraplegjikë, efektet financiare përballohen nga zëri “Ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë”, miratuar në buxhetin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

PENSIONISTËT
Në skemën e shpërblimeve të fundvitit qeveria do të përfshijë edhe pensionistët. Vjet me vendimin e posaçëm përfituan shpërblim 650 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Sipas këtij vendimi, rreth 372.932 pensionistë, që marrin pension pleqë­ rie, pension invaliditeti dhe pension familjar, si dhe 145.580 pensionistë që marrin pension fshati, përfituan 6 mijë lekë shpërblim. Përfitues të shpërblimit ishin edhe 10.600 pensionistë, që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: