Zbardhen detaje nga rregullorja për mënyrën se si do të funksionojnë komisionet parlamentare.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për ‘BalkanWeb’ rregulloren, ku përcaktohet edhe mënyrën e sjelljes me median, duke marrë shkas nga rregullat e reja për shkak të protokollit anticovid.

“-Kryetari njofton të pranishmit që në sallën e Komisionit përveç mikrofonave folës të çdo deputeti, ekzistojnë edhe mikrofonet ambientale, të cilat regjistrojnë çdo bisedë tjetër dhe gjithçka është e dëgjueshme në sallën e gazetarëve të katit të parë.

-Kryetari i Komisionit me verifikim të kuorumit të mbledhjes i komunikon specialistit të medias, i cili është prezent në sallë, që të thërrasë median dhe të njoftojë të pranishmit se gazetari kameraman ka të drejtë të fillojë pamjet vetëm 5 minuta.

-Përfaqësuesit e tjerë të medias, (gazetarët) mund të qëndrojnë fizikisht gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit në vendin e caktuar për ta, në të gjithë kohën e zhvillimit të mbledhjes dhe nuk kanë të drejtë që të lëvizin në sallën e Komisionit.”, thuhet në rregulloren e komisioneve parlamentare.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: