RROGOZHINA

Zbardhet skema se si funksiononte prostitucioni në dy hotelet në Rrogozhinë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ishin pronarët ata që udhëhiqnin rrjetin.

Ata përveç fitimit nga dhoma kishin edhe 1/3 nga shërbimi, teksa kur klientët ishin të interesuar ata thërrisnin shtetaset që shërbenin si prostituta që ishin të moshave 20- 56 vjeç.

Policia pas 7 muajsh vëzhgimesh ndërmori operacionin ‘Zhuri’ që prangosi 5 persona përfshirë dy pronarët e hoteleve Bujar Gjuzin dhe Fatmir Hoxhën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb