Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i 32-vjeçarit nga Durrësi, Denis Trungu, i cili kishte përfituar një shumë të konsiderueshme parash prej 15.5 milionë lekë të reja nga pagat e luftës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se i riu kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë për të pasur akses në një sistem dixhital të ndërtuar për të hedhur pagat e luftës.

Siç raporton gazetarja Bezat, ky sistem funksiononte njësoj në të gjitha bankat e nivelit të dytë. Pikërisht këtë sistem dixhital kishte hakuar 32-vjeçari Trungu, duke bërë transaksione deri në 15.5 milionë lekë. Hetimi për zbuluar të riun durrsak ka zgjatur 6 muaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb