Zbardhet takimi që u zhvillua dje mes ambasadorit gjerman në Tiranë, Peter Zingraf dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Përmes një njoftimi për mediat, mësohet se ky ishte takimi i parë mes dy zyrtarëve.

Gjatë fjalës së tij, diplomati gjerman theksoi se me emërimin e Metanit në këtë detyrë vendos një tjetër komponent i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Unë e falënderoj Artur Metanin për bisedën interesante dhe e përgëzoj atë për detyrën e tij të re të rëndësishme dhe me shumë përgjegjësi. Me emërimin e tij u vendos një tjetër komponent i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të kontribuojë me punën e tij në integritetin, profesionalitetin dhe pavarësinë e gjyqësorit shqiptar. Një sistem disiplinimi dhe inspektimi funksional dhe i pavarur, që shoqëron procesin e Vetingut – edhe më pas – do të jetë një element vendimtar për të siguruar në mënyrë afatgjatë besimin e popullsisë në një sistem drejtësie me integritet.”, tha ambasadori gjerman.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb