Një ditë pas takimit me ministrin për Rindërtim Arben Ahmetaj me ambasadoren Yuri Kim, ambasada Amerikane ka zbardhur takimin.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ambasada pohon se dy zyrtarët diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragjik i nëntorit.

Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: