TIRANE

Është zbardhur urdhri i Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në lidhje me masat më të zbutura të ndërmarra në disa zona të vendit, të konsideruara si “Zona të gjelbërta”, për shkak se rreziku i përhapjes së koronavirusit është më i vogël.

Si zonë e gjelbërt janë caktuar qarku Dibër, qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë, Finiq, por edhe Përrenjas, Pogradec, Librazhd, si dhe Bashkia e Divjakës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në lidhje me këto zona, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar urdhërin për lëvizjen e qytetarëve, se në cilat orare duhen bërë këta lëvizje.

Në urdhërin e nënshkruar nga ministrja Manastirliu, jepet urdhër për oraret e lëvizjes së qytetarëve, por edhe të automjeteve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb