Tre persona janë shpallur fajtorë për vrasjen e reperit amerikan XXXTentacion.

Kantautori 20-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit ishte Jahseh Onfroy, u qëllua për vdekje jashtë një dyqani motoçikletash gjatë një grabitje në Florida në vitin 2018.

Michael Boatwright, 28, Dedrick Williams, 26 vjeç dhe Trayvon Newsome, 24 vjeç, u shpallën të fajtorë për vrasje të shkallës së parë dhe grabitje me armë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Autorët u zbuluan nga kamerat e sigurisë, ku tregonin dy persona të armatosur dhe të maskuar duke u përballur me reperin. Njëri prej tyre e qëlloi atë disa herë rresht, përpara se të tjerët t’i vidhnin një cantë Louis Vuitton që ishte plot me para. Pasi ekzekutuan XXXTentacion, grupi u largua nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë që, Robert Allen, u deklarua fajtor vitin e kaluar për vrasje të shkallës së dytë.

Mediat e huaja shkruajnë se së shpejti të tre autorët do të marrin dënimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb