Pas aksionit të paralajmëruar, që do të nisë në 1 shkurt për formalizimin e rrjetit dhe ndërprerjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme, është zyrtarizuar edhe skema lehtësuese për familjet në nevojë.

Në vendimin e nxjerrë së fundmi nga qeveria, do të subvencionohen lidhjet e kontratave dhe do vendosen matësat e ujit  edhe për kategori të ndryshme sociale, dhe jo vetëm për të moshuarit.

Nga ky vendim përfitojnë familjet që kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pagesë të aftësisë së kufizuar dhe që nuk kanë anëtarë të punësuar ose të vetëpunësuar, si edhe familjet me ndihmë ekonomike.

Të lënë jashtë nga tarifat janë edhe familjet të cilat kanë në përbërje anëtarë që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të punësuar ose të vetëpunësuar.

Këto familje mund t’i lidhin kontratat e ujit falas. Pa pagesë do të ofrohen edhe matësit, të cilët kanë një kosto rreth 2400 lekë të reja

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb