Nga: ELTON DONO*

TIRANË- Një javë pas nisjes së vitit të ri shkollor mësuesit në Devoll përmes video-përgjimeve denoncojnë pazarat që bëhen për vendet e punës. Skandali është publikuar në emsionin “Njerëz në Fokus”, ku dy prej mësuesve të transferura në një shkollë tjetër akuzojnë drejtoreshën e arsimit se kryen emërimet nën urdhërat e deputetit të zonës.

Pazaret me vendet e punës në administratën arsimore në Devoll denoncohet përmes disa videosh të regjistruara në një prej shkollave të Devollit, ku flitet qartazi për ndërhyrjet për këto vende pune deri te deputetët që vendosin këtë vendosin e kë të heqin nga puna. Në një bisede të regjistruar mes 2 mësuesve Klodian Toska dhe Rovana Toska bashkëshortë me njëri-tjetrin, dhe drejtoreshës së shkollës në Bracanj, Valbona Duci dëgjohet se si drejtoresha flet për presionin që bën deputeti i zonës, që sipas saj e ka vendosur atë në punë dhe mund ta heqë kur të dojë nga puna nëse nuk vepron sic e urdhëron ai.
Valbona Duci: Po çmendem, mbrëmë më ka marrë deputeti dhe më ka dhënë urdhër të prerë: “Do rrijë Rezart Tarusi. Nuk e di si do ta zgjidhë Albani, nuk e di si do ta zgjidhësh ti. Atje të kam vënë unë. Dhe Alban Fetollin e kam vënë unë. Ti po ta mbajti bëje” tha, se i thashë unë po ta bëj. Hip në gomar se të vrava, zbrit nga gomari se të vrava, kështu po e bëni i thashë.
Valbona Duci: Unë s’ngatërrohem dhe jo më të ngatërrohem.
Mësuesi Klodian Toska: Çmë vjen inat. Domethënë kështu tha ai. Deputeti?
Duci: Deputeti. Ore i thashë, që janë tanët. Jo me, më tha, se më thanë që kanë votuar për LSI-në. Nuk di gjë i thashë se për kë kanë votuar. Unë e di që janë të majtë. Këtë ia kam thënë.
Mësuesi Klodian Toska: Po mirë me mirë. Tani neve po na thua rendi. Tani të vete çik te Albani unë (ish-drejtori i zyrës arsimore Devoll), do vijmë prapë neve.
Mësuesja Rovana Toska (bashkëshortja): Epo nuk vijmë më neve tani, do vij unë.
Valbona Duci: Po më plasi mua o! Po nuk më plas mua, se neve po na ikën koka, ne po mbetemi…
Mësuesi Klodian Toska: Mirë ça të them unë, ne po ikim…

Në video drejtoresha nuk e përmend emrin e deputetit. Por në emisionin “Njerëz në Fokus”, vetë mësuesja Rovana Toska bëri me dije se bëhej fjalë për deputetin Zicishti.

“Më thotë drejtoresha do ti nis për ty, se ty të takon ligjërisht por po të them se më detyron deputeti i zonës Ylli Zecishti. E kam edhe të filmuar, e kam me zë dhe me figurë”,- tha ajo.

Ndërkohë mësuesit në Devolll kanë regjistruar edhe një video tjetër, ku drejtoresha ofendon nxënësit e shkollës.

Valbona Duci: Në shtëpi kështu bëni mo, si bagëtitë…Hë pa të jem unë drejtori pa ta shikoni.

Valbona Duci :Ashtu ja ler, fara nuk do fshish më…do fshish vetëm dherin e këmbëve. Dhe dherin e këmbëve, mënjges për mëngjes do pastroni këmbët në banjo pa të hyni në shkollë.

Valbona Duci: Nuk do heqësh më letra nëpër klasë, nuk do fshish më letra nëpër klasë. Do pastrosh vetëm dherin. Pastruesja është për të fshirë dherin e jo më mbeturinat tuaja që farmakoseni

Videot zbardhen të plota vetëm pak ditë pas protestës së zhvilluar në Devoll për transferimet e kryera nga zyra arsimore, që u kundërshtuan nga disa prej mësuesve, si dhe 1 pushim nga puna. Rovana Toska, e Alma Lipe e Raimond Pëllumbi kanë protestuar për levizjet e tyre jashtë profilit me tendencë, që ato të mund të pushohen me pretekstin më të vogël më vonë, ndërkohë që edukatorja Fatmira Groballi është pushuar nga puna sipas saj pa asnjë motivacion, edhe pse ka patur 10 vite në sistem. Këto denoncime u bënë në News24 pak ditë më parë.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: