GJIROKASTER- Në ambientet e IEVP Bënç, Tepelenë nga ana e Specialisëve për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë Gjirokastër për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në ngarkim të shtetasit:

Iljaz Xhaferaj, 20 vjeç, banues në fshatin “Lazarat”, Gjirokastër. (Ky shtetas ndodhet ne IEVP Bënç, Tepelenë për veprën penale “Kanosje me armë”)

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi: Më datë 28.05.2014 ky shtetas ka vjedhur me armë karburantin e shtetasit SH.A , 76 vjeç, banues në fshatin “Lazarat”, Gjirokastër.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb