PËRMET

Një vjedhje është zbardhur në qytetin e Përmetit. 23-vjeçarit L.L, i kishin vjedhur një aparat celular dhe portofolin, ndërkohë që autori ka rënë në prangat e Policisë.

Po ashtu në kërkim është shpallur edhe një tjetër autori. 28-vjeçari rezulton të ketë qenë dënuar edhe më parë për vjedhje.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Përmet

I vodhën aparatin celular dhe portofolin një 23-vjeçari, bie në pranga njëri prej autorëve, tjetri shpallet në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë arrestuar në flagrancë shtetasin V. L., 28 vjeç, banues në Përmet dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (i  dënuar më parë për vjedhje), pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë vjedhur shtetasit L. L., 23 vjeç, banues në Përmet, një aparat celular dhe portofolin.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb