Zbardhet votimi për kontratën me PPP të Porto Romanos, e cila u votua sot në seancën plenare me 83 vota pro. Kontrata në fjalë është për shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të portit.

Por pavarësisht miratimit të kësaj kontrate, “BalkanWeb” mëson se dy deputetë të Partisë Socialiste nuk iu janë bindur vendimit të grupit. Mësohet se deputeti Ditmir Bushati nuk ka marrë pjesë në votim, ndërkohë që Ilir Beqaj ka abstenuar.

Mes votave kundër kanë qenë 14 deputetë, ndërsa 4 abstenim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: