Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Itali, ku një ish-mësuese 91-vjeçare është vrarë nga hajdutët, ndërsa në pranga ka rënë shtetasi shqiptar, Sergio Malaj, i cili kishte hyrë në banesën e të moshuarës për të kryer vjedhje.

Mediet italiane kanë zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen e ndodhur në zonën e Tolfa, Romë, Itali. Dyshimet e para janë se i riu shqiptar ka qenë nën efektin e alkoolit.

Ai kishte menduar se nuk do gjente njeri në shtëpi, por kur është përballur me të zonjën e banesës, e ka qëlluar me thikë duke e lënë të pajetë. Mësuesen e dalë në pension e ka gjetur pas disa orësh e bija, por nuk i kishte mbetur më asgjë për të bërë, pasi e moshuara kishte ndërruar jetë.

Shqiptari tani ndodhet në paraburgim dhe sic shkruajnë mediat italiane, ai jetonte në një qytezë, 70 kilometra larg Romës. Mësohet se bashkë me të ishte edhe një person tjetër, për të cilin policia ka nisur një operacion kërkimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb