GREQI

Zbardhet ngjarja me vikimë një 65-vjeçar shqiptar në Artemidha, zonë periferike e Athinës. 65-vjeçari shqiptar u gjet pa ndjenja nga fqinjë, jashtë shtëpisë, më 10 maj, ndërsa dha shpirt pak më pas në spital. Policia e Athinës ka arrestuar sot një 34 vjeçar shqiptar, punëtor ndërtimi, banor i të njëjtës zonë, fqinj i viktimës.

Sipas policisë greke, 65-vjeçari humbi jetën për 130 euro, që kishte marrë borxh nga 34-vjeçari dhe nuk kishte mundësi të kthente pas. Familja e viktimës nuk ishte në dijeni për borxhin. Pas një debatimi që përfundoi në përleshje të ashpër, 34-vjeçari e hodhi në shesh viktimën, duke e qëlluar me shkelma dhe grushta në kokë. Të dhënat e 34-vjeçarit nuk bëhen publike, ndërkohë që ditët në vijim pritet seanca para prokurorisë greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb