Pas zbardhjes së ngjarjes së 30 marsit në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Blilali, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Zbardhja e vrasjes së dyfishtë të datës 30 mars në Shkodër është një tjetër hap drejt një Shkodre të sigurt, të qetë dhe të hijshme. Përgëzime për Policinë dhe Prokurorinë ??”-shkruan Lleshaj.

Sipas tij, zbardhja e ngjarjes së rëndë është një tregues i qartë se qyteti i Shkodrës po shkon drejt sigurisë dhe hijeshisë së munguar.

Ai përgëzon policinë dhe Prokurorinë, e cila përmes hetimeve speciale arriti të zbardhë atentatin ku humbën jetën dy vëllezërit Bilali.

Në Shkodër u arrestuan dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali, më 30 mars.

Në pranga kanë rënë Arsen Stojku (29 vjeç) dhe Myslym Rama (23 vjeç), të dy nga Vau i Dejës, të cilët dyshohen se janë autorë të vrasjes, ndësa një prej të dy të kërkuarve është 26-vjeçari Ibrahim Lici për të cilin policia thotë se është i dyshuari kryesor që ka bërë dhe qitjen me armën e krimit. I kërkuari tjetër është një 29-vjeçar që dyshohet se ka ndihmuar bashkëpunëtorët në vrasje.

Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, që të katër kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim vrasjen e vëllëzerve me breshëri kallashnikovi në lagjen Kiras. Janë sekuestruar një automjet, tre aparate telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes se krimit. Por, policia nuk jep zyrtarisht detaje për motivet dhe thotë se po punon për identifikimin e personave të tjerë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: