Mesfushori brazilian, Viktor Da Silva do të jetë goditja e radhës e Partizanit në merkato me palët që pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen në ditën e sotme.

“Panorama Sport” ka mësuar se 27-vjeçari ka mbërritur në Tiranë për firmën në kontratën me klubin kryeqytetas, ky zyrtarizimi i marrëveshjes duket çështje orësh.

Da Silva rikthehet kështu në Superiore, ku më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë për të startuar një aventurë të re me Partizanin nën urdhrat e Xhovani Kolelës.

Viktor Da Silva
Viktor Da Silva

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb