Është zbuluar misteri i 20 pakove që kanë zbarkuar këtë të hënë në një nga plazhet e Floridas.

Autoritetet amerikane bëjnë me dije se bëhet fjalë për 27 kilogramë kokainë. Raportohet se një qese e madhe e zezë, është gjetur në plazh nga një Angie Chambers, e cila, punonte si vullnetare për kujdesin e gjallesave ujore.

Sapo kishte konstatuar qesen, ajo kishte lajmëruar menjëherë autoritetet, të cilat mbërritën në zonë.

“Telefonova autoritetet dhe i kërkova të vinin menjëherë në zonë, psi konstatva se ishin 18 pako”, ka thënë Chambers për mediat.

Autoritetet menjëherë urdhëruan mbylljen e plazhit dhe gjetën 24 pako, që pas matjes është dërguar në depot për ruajtjen e provave.

Pakot me kokainë në brigje nuk janë pamje të pazakonta në Florida, që shërben si “qendër distribuomi” i drogës në SHBA që mbërrin nga Afrika e Jugut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: