Në lidhje me sigurinë ushqimore që duhet të ofrohet në bujtina në zonat rurale, eksperti i Lartë pranë programit AASF Ilir Pilku deklaroi në emisionin “Alert” se është ndër elementët më të rëndësishëm, ku duhet të tregohet kujdes me ushqimet, ku të ketë higjienë dhe standard.

“Në Shqipëri kemi 350 bujtina dhe 100 njësi shërbimi, por vetëm 13 njësi janë të certifikuara me të drejtën e agroturizmit. Në dy bujtina po implementojmë HACCP dhe është kaq e lehtë një certifikim i tillë”. Pyetja që shtron Pilku është se sa të sigurt janë turistët në ushqimin që serviret në bujtina.

“Një helmim, përhapja në rrjetet sociale minon atë që është ndërtuar. Kam marrë feedback jo të mirë si pula të ngordhura në oborre e të tjera që janë pjesë e sigurisë ushqimore. Për ligjshmërinë, duhet të jesh i regjistruar dhe të kesh të implementuar sistemin HACCP me ligj. Në kulinarinë tonë janë ushqime që gatuhen me dorë, si brumërat. Kemi gjelin e detit, pulat e detit, por a jaën këto të vaksinuara?”.

Por një mendim ndryshe përsa i përket zbatimit të planeve HACCP ka Ismail Beka i cili tha për emisionin “Alert” se nuk funksionon në këto zona pas fshatari i bujtinës nuk mund të vijë në Tiranë për ta bërë certifikimin.

“Stanet i kthyem në bujtina për mikëpritjen e turistëve, kushtet minimale janë higjena, janë trajnuar njerzit që të shërbejnë që të ketë higjenë për cdo gjë edhe për gatimin e ushqimit tradicional. Të ardhurat gjenerohen brenda vendit, janë të vetmet zona që kemi frenim të emigrimit, ku ka edhe rikthim të banorëve të zonës të cilët ishin larguar më herët Planet HACCP s’funksionojnë në këto zona, muk mund ta bëjë fshatari i bujtinës të vijë në Tiranë ta bëjë certifikimin. Aktorët lokalë duhet t’i ndihmojnë me gjëra bazike. Përveç të huajve, kemi trend të të rinjve në keto zona. Kemi kapacitete dhe zona të reja të zhvilluara”, tha Ismail Beka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb