Sekretarit i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me aksionin e IKMT-së në ambientet e Prestige Resort teksa ka thënë se shembja e paligjshme është një akt terrorist i një regjimi hajdut dhe skizofrenik, ndërsa e ka cilësuar këtë sulm si hakmarrës, primitiv dhe të drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së mediave.

Blushi shtoi më tej se zbatimi i verbër dhe me një gjakftohtësi mekanike i urdhrave politikë të një skizofreni që nuk njeh Kushtetutë, ligj dhe çdo të drejtë themelore është treguesi më i qartë i modelit fashist të kësaj qeverie, që 5 vjet më parë konfirmonte zyrtarisht se “Prestige Resort” ishte me leje ndërsa këto ditë pa paralajmërim, në shkelje të çdo ligji dhe procedure dhunon një biznes të ligjshëm dhe model, vetëm për shkak të linjës editoriale të mediave më serioze në vend News 24, BalkanWeb dhe Panorama.

Deklarata e plotë:

Shembja e paligjshme e “Prestige Resort” është një akt terrorist i një regjimi hajdut dhe skizofrenik, një sulm hakmarrës, primitiv dhe i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së mediave.
Zbatimi i verbër dhe me një gjakftohtësi mekanike i urdhrave politikë të një skizofreni që nuk njeh Kushtetutë, ligj dhe çdo të drejtë themelore është treguesi më i qartë i modelit fashist të kësaj qeverie, që 5 vjet më parë konfirmonte zyrtarisht se “Prestige Resort” ishte me leje ndërsa këto ditë pa paralajmërim, në shkelje të çdo ligji dhe procedure dhunon një biznes të ligjshëm dhe model, vetëm për shkak të linjës editoriale të mediave më serioze në vend News 24, BalkanWeb dhe Panorama.
Banditizmi i Edi Ramës tek “Prestige Resort” i ngritur me leje të rregullt ndërtimi, nëpërmjet dallëndysheve që lajmërojnë nazi-fashizmin dhe ish-zyrtarëve të Policisë së Shtetit të përfshirë në vrasje mafioze dhe të dënuar me vendim gjykate, e bëjnë të pashmangshme përshkallëzimin e qendresës qytetare dhe demokratike ndaj këtij regjimi fashist, skizofrenik dhe hajdut, që kërkon me çdo kusht të mbyllë çdo hapësirë informimi dhe lirie për të mbuluar vjedhjet e shekullit, nga skandali i kriptomonedhave tek inceneratorët, nga Porti i Durrësit tek koncensionet korruptive, PPP-të, tenderat sekretë dhe deri tek rrugët e florinjta, për të cilat nga Edi Rama, tek ministri, drejtori, deri tek inspektori më i thjeshtë i IKMT dhe çdo zyre shteti, do të japin llogari deri më një para popullit dhe drejtësisë.
I paralajmërojmë të gjithë nëpunësit e shtetit të përfshirë me vullnet apo me detyrim në një veprimtari kaq të rëndë kriminale të bëjnë kujdes sepse se të tilla skandale nuk do të amnistohen kurrë dhe se përgjegjësitë për çdo akt të kryer do të mbahen një ditë me shumë ashpërsi para ligjit. Ashtu sikundër dënojmë mosveprimin në kohë dhe të turpshëm të gjykatave dhe të prokurorisë, që tregon para të gjithë popullit nënshtrimin e tyre pa kushte ndaj Bandës “Rilindje”
Këtë regjimi fashist dhe rruspijesh që po plaçkit vendin dhe po shkatërron pronat e ligjshme të shqiptarëve ka ardhur koha për t’i vënë rruspat përgjithmonë!
Largimi i këtyre bandidëve është një mision patriotik dhe kombëtar për çdo shqiptar!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb