Zbardhen detaje të reja nga takimi i ambasadorëve Yuri Kim dhe Luigi Soreca me kryeministrin Edi Rama. Takimi u zhvillua paraditen e sotme në Kryeministri dhe zgjati pak më shumë se një orë.

Burime nga ambasada amerikane dhe ajo e BE i thanë gazetarit të “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj, se ambasadorët Kim e Soreca e kanë falënderuar kryeministrin Rama për udhëheqësinë e tij në sigurimin e miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit, duke e ftuar të punojë me shpejtësi për zbatimin e saj.

Gjithashtu, ambasadorët kanë mirëpritur vazhdimin e diskutimeve të ndërsjella në Këshillin Politik, në lidhje me ndryshimet shtesë, duke kërkuar që të respektohet fryma dhe rezultatet e ‘5 qershorit’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb