5 ndeshje përpara fundit, 4 pikë larg Milan, 2 ndaj Inter por që mund të bëhen 5 pasi zikaltërit kanë dhe një ndeshje për të rikuperuar, atë kundër Bologna. Napoli bën “vetëvrasje” në shtëpi, 2 pikët e lëna përballë Romës zbehin shumë ëndrrën titull, për të mos thënë e bëjnë të pamundur. Lotët e Insigne pas ndeshjes tregojnë qartë zhgënjimin e madh në radhët e Napolit.

Pas humbjes kundër Fiores kjo ishte goditja e radhës që mori ekipi i Spallettit, goli i El Shaarawy në limite ishte fatal. Vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit në Maradona janë treguesi më i qartë i zbehjes së magjisë nga Osimhen me shokë. Në 5 ndeshjet e fundit, Napoli është i dënuar të mos gabojë, por as kjo nuk mjafton më, fati i titullit kampion nuk është më në dorën e tyre, duhet një mrekulli për të rikthyer edhe një herë në majë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: