Edhe pse bëri një start fantastik me 9 fitore radhazi, skuadra e Milwaukee Bucks humbet kreun në Konferencën e Lindjes, duke pësuar humbjen e tretë në 4 ndeshjet e fundit. Bucks u mundën 121-106 në fushën e tyre nga Atlanta Haëks. Të gjithë titullarët e Atlanta realizuan mbi 15 pikë, me miqtë që ishin kompaktë gjatë gjithë ndeshjes, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Antetokounmpo.

Nga humbje e Bucks përfitoi skuadra e Boston Celtics, që mundi 126-122 Orlando Magic, duke marrë kreun e renditjes në Lindje dhe bëhet skuadra me më shumë fitore deri tani, 11 të tilla. Sfida ishte e ekuilibruar deri në fund, por diferencën e bënë Tatum me 27 pikë dhe Brown me 26.

Në konferencën e Perëndimit rikthehet te fitorja ekipi kampion i Golden State, që mundi bindshëm 132-95 San Antonio Spurs. Plot 37 pikë diferencë, Warriors regjistrojnë fitoren e dytë më të thellë në histori ndaj Spurs. Në këtë sfidë ku u dallua i riu Jordan Poole, autor i 36 pikëve për vendasit. Golden State i ka fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi, por asnjë jashtë fushe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb