E ftuar në studio gazetarja Lindita Çela ka deklaruar se ka shumë raste në rajon dhe Europë kur me çkodimin e aplikacionit, ka nisur hetimi për korrupsion në nivele të larta të politikës.

Ndërkohë, gazetari Sokol Bregu ka deklaruar se Franca e cila ka sjellë në Shqipëri të dhënat në lidhje me çështjen e atentatit ndaj ish-prokurorit Ndoji, mund të ketë të dhëna të tjera të rëndësishme, por nuk i ka sjellë sepse nuk kanë interes për Francën.

Ai ka shtuar se nuk janë të pakta rastet kur shtete të tilla i arkivojnë të dhënat në rast të përfshirjes së politikanëve për shkaqe të ndryshme.

Pjesë nga biseda në studio:

Lindita: Nisur nga provat e faktet që kanë ndodhur me aplikacionin, në dijeninë time APP-i është mbyllur së fundmi pasi ka qenë target nga vendet europiane për komunikimet që shkojnë nëpër këtë APP.
Në rajon është zbuluar se persona me profil të lartë kriminal, duhet kosto e lartë për mbajtjen e tij ndaj përdoret nga të lartë, përdoret nga prokurorë dhe politikanë të lartë.
në vendet ku prokuroria ka arritur të posedojë aplikacioni dhe userët e tij, është shoqëruar me hetimet të tjerë ta nivelit të lartë për korrupsionin në politikë.

Në Europë dhe rajon ka ndodhur arrestimi i politikanëve apo edhe vrasës me pagesë.

Sokol Bregu: Për mendimin tim nuk ka aplikacion që mund ti qëndrojë shteteve të fuqishme. Ato kanë hallin e terrorizmit. Francezët janë posedues të çkodimit dhe kanë të dhënat. Një prokuror është i interesuar për një çështje ndaj i ka sjellë. Ndërkohë mund të ketë të dhëna edhe për 20 çështje të tjera lidhur me shqiptarë, por nuk i kanë sjellë sepse nuk kanë interes. Mendoj se sillen kur ka çështje që lidhen me Francën.

Lindita Çela: Aplikacioni Sky ka vite që nuk funksionon më. Prokuroria shqiptare duhet të ketë të tërë përdorimin e userave të atyre që përdornin aplikacionin. Përmend rastin e Bosnjes që kishte rreth 5 mijë përdorues.

Sokol Bregu: Materiali për korrupsion në nivele të larta mund të jetë në Francë por ata nuk e kanë sjellë sepse kanë sjellë ato që i intereson. Kur bëhet fjala për politikanë shtete të tilla i arkivojnë të tilla informacione, për arsye të ndryshme. CIA psh ka thyer 3-4 të tillë dhe nuk ka sjellë asgjë në Shqipëri. Mendon se në ato nuk ka pasur asnjë shqiptar? Nuk mund të merren me dy persona nëse ka 10 mijë të tjerë.

Klodiana Lala: Pse mendoni se Prokuroria nuk ka dalë në përfundime të sakta pse u qëllua ndaj ish prokurorit Ndoji?

Lindita: Mund të jetë strategji e prokurorisë. Nëpërmjet zbërthimit të App-it prokuroria ka provuar personat e përfshirë dhe rolin e tyre siç është zoti Dervishaj, ka provuat organizimin e të gjitha tentativave. Prokuroria mund të dalë në një moment të dytë për të kuptuar motivin.

Sokol Bregu: Nuk mendoj se ka qenë për shkak të detyrës. Duket se personi që do ndërmarrë aktin është nën presion të madh. Motivi nuk është ditën që u qëllua Arjan Ndoji, ditën kur u qëllua për herë të parë Dervishaj dhe atentati shkoi huq. Njeriu që ishte nën trysninë e borxhit dhe atë që i kërkohet për të vepruar, e gjeti një ditë dhe e bëri. ky nuk ishte atentati i parë që i bëhej Rrumit, atentate me shpenzime. Atë ditë e gjeti në rrugë dhe e bëri.
Ndërsa prokurori ishte çdo ditë në zyrë mund ta qëllonin edhe para prokurorisë për të dhënë mesazh nga ata që jep krimi.

Gazetarja Lindita Çela: SPAK përtej të gjitha aferave që ndodhen në vend, ka një element të dytë për të provuar akuzat. Për rastin në fjalë mund të provojë komunikim, pasi është bërë nga persona të caktuar, sepse është një telefon i veçantë që blihet. Një kartë e veçantë dhe ka të dhënat personale. Drejtues të burgjeve apo njerëz të caktuar ka pasur raste që jepnin informacione. Ky vend duket se nuk po merr frymë vetëm nga skandalet që po ndodhin. Një element i rëndësishëm ishte fakti se Prokurori Ndoj e ka ditur dhe prokuroria është në dijeni që ka pasur biseda të tyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk i ka shpjeguar gjykatës dhe opinionit publik cila ishte arsyeja që një prokuror që mendohet të mbrojë interesat e këtij shteti, vendoset nën sulm.

Sokol Bregu: Shkatërrimi i provave nuk më habit. Në Amerikë shkatërrohet me mijëra procese çdo vit. S’mund ta godasësh krimin e organizuar me një urdhër. Kur vjen në nivele të larta të krimit, do të vish edhe në nivele të larta të veprimit.

Lindita Çela: Nisur nga të gjitha provat SPAK ka mundësi për ta zbardhur dhe për të dhënë një përgjigje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb