Lajmin e sjell prestigjiozja franceze “L’Equipe”, që në numrin e saj të sotëm shkruan se Pol Pogba, mesfushori i Kombëtares së “gjelave” dhe Mançester Junajtid, po jeton ditën e tij të fundit në “Old Trafford”.

Sipas asaj që shkruan L’Equipe, Pol Pogba u ka bërë me dije shokëve të tij të ekipit se në verë ka ndërmend të largohet nga Mançesteri. Pogba është sulmuar shumë ditët e fundit nga mediat, ndërsa edhe drejtuesit e “Djajve të kuq” duket se nuk kanë ndërmend të bëhen pengesë.

Real Madrid dhe Juventus janë dy destinacionet e mundshme, por pista madrilene është më joshëse për mesfushorin, që pak ditë më parë nuk kishte ngurruar të lëvdonte publikisht Zinedin Zidan dhe të pohonte se të luante për Realin ishte ëndrra e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb