Një aeroplan i linjës Qatar Airways solli ekipin teknik në Kabul për të hetuar rihapjen e Aeroportit të Kabulit në Afganistan, i cili gjendet nën kontrollin e talibanëve.

Sipas një deklarate nga një zyrtar anonim i Katarit, një avion i Katarit që mbante ekipin teknik për të diskutuar vazhdimin e operacioneve të aeroportit ka mbërritur në Kabul.

Duke deklaruar se ekipi teknik shkoi në Kabul me kërkesë të palës afgane, zyrtari i Katarit vuri në dukje se negociatat për funksionimin dhe sigurinë e aeroportit po vazhdojnë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb