TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë mesazhet e tij për demokratët në mbledhjen e Grupit Parlamentar, që vijon prej orës 11:00, në selinë blu.

Gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb” se Basha iu është drejtuar demokratëve me mesazhe të prera dhe të qarta, duke iu kërkuar që të jenë zëri i problemeve të qytetarëve.

“Bëhuni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve. Merrni informacion pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Duhet bërë transparencë e procesit hetimor që po zvarritet me urdhra politik dhe ndjekur në çdo hallkë të gjyqsorit dhe jo vetëm”- ka thënë kryedemokrati Basha në mbledhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb