Futbolli italian u trondit pak javë më parë, teksa Juventusit iu hoqën 15 pikë nga renditja e Serie A, për mashtrim financiar. Sot, Gjykata e Apelit e FIGC, në një shkresë me 36 faqe ka argumentuar vendimin e marrë (gjithashtu është sqaruar se përse nga -9 pikë dënim ka kaluar në -15).

“Është e padiskutueshëm që pasqyra e fakteve që është përcaktuar nga dokumentacioni që u kalua nga Prokuroria e Republikës në Torino, te Prokuroria federale e FIGC, e cila e përdori për kthimin e vendimit, nuk njihej nga gjykata federale në momentin e vendimit të parë dhe nëse do të ishte në dijeni, me siguri do të kishte sjellë një vendim të ndryshëm”, shkruhej ndër të tjera në argumentim.

“Duke marrë për bazë precedentët që i përkasin ndryshimeve në kontabilitetin e klubit për disa periudha, në sasi dhe intensitet, u cilësua e nevojshme që të ripërcaktohej sanksioni në krahasim me kërkesën e prokurorit federal”, – shkruhej në tekstin sqarues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb