Policia në Meksikë ka zbuluar 53 thasë me mbetje njerëzore në një varrezë të improvizuar pasi një qen u pa duke vrapuar nëpër rrugë me dorën e prerë të një njeriu në gojë.

Zbulimi makabër u bë gradualisht pasi filloi zhvarrosja e vendit në tetor pasi u vërejt qeni në qytetin Irapuato i cili njihet për dhunën edhe kriminalitetin e madh të shkaktuar nga kartelet.

Që nga fundi i tetorit, banorët që kanë punuar së bashku me një grup ekspertësh mjeko-ligjorë kanë zhvarrosur 53 thasë me mbetje që autoritetet po përpiqen t’i identifikojnë.

Zbulimi i qenit në Irapuato erdhi pasi një qen tjetër u pa rreth 150 milje larg në zonën e Zacatecas me një kokë njeriu të prerë në gojë që e kishte  marrë nga një skenë krimi, ndërsa dyshohet se ngjarja lidhet me kartelin Jalisco.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: