GREQI- Piktura të jetës së përditshme u zbuluan në kolonat e varrit më të madh antik të zbuluar ndonjëherë në Greqi, në Amfipolis në rajonin e Maqedonisë (veri), njoftoi ministri grek i Kulturës, Kostas Tassoulas.

“Menjëherë pasi hyn shihen kolona, përfaqësime të personazheve, objekte dhe mjete”, njoftoi ministri i Kulturës gjatë një konference për shtyp të mbajtur në vednin e gërmimeve.

Këto piktura mund të na ndihmojnë që të zbulojmë identitetin e të vdekurit të mistershëm të varrosur në këtë vend, kockat e të cilit u gjetën në fillim të muajit.

Përgjigjet e para mbi identietin e tij do të vijnë pas analizimit të kockave nga një laborator antropologjik. Në atë moment do të njohim moshën dhe seksin e të vdekurit.

Një ekip i universitetit të Selanikut do të përdorë teknika të imazheve tomografike për të kërkuar në rrethinat e zonës dhe për të verifikuar nëse ekzistojnë varre të tjera.

Që prej muajit gusht dhe hyrjes së arkeollogëve në varrin gjigant me diametër prej 500 metrash, dy sfinksa të mëdhenj u zbuluan, skulptura që kalonin dy metra gjatësi, një mozaik i madh gati i paprekur që sipas ekspertëve dëshmon për një monument unik në historinë e antikitetit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: