TIRANË- Policia e Lezhës përdori një agjent të infiltruar për të rënë në gjurmët e trafikantëve të minave në Lezhë, dy prej të cilëve, Stavri Kotorri 18-vjeç, djali i një biznesmeni të vrarë 4 vite më parë dhe Franko Çinari 21 vjeç, të dy me banim në Tiranë, siç mësoi “BalkanWeb”.

Por ndërsa hetimet vijojnë për këtë grup, zbulohen të tjera detaje në lidhje me aktivitetin e tyre.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se një minë e tillë me telekomandë, e aftë për tu komanduar nga distanca kushtonte plot 3 mijë euro. Të paktën kështu ka raportuar agjenti i policisë i infiltruar, që ra në kontakt me anëtarët e grupit.

Kujtojmë se policia arriti ta kapte njërin prej trafikantëve në momentin që po transportonte në një çantë sportive 9 mina, të cilat nuk dihet ende se kush i kishte porositur.

Në momentin që e kuptoi se ishte pikasur nga policia i riu e ka hedhur çantën sportive në një kosh mbeturinash, por nuk ka mundur dot t’i shpëtojë policisë.

Por të rënë në gjurmët e anëtarëve të tjerë të bandës, dhe për të zbuluar rolet që kishin ata brenda grupit, policia e Lezhës po kryen hetime intensive.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb