Ekspertët e Universitetit të Michigan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pretendojnë se përbërësit e djathit, i sulmojnë dhe i vrasin qelizat kancerogjene. Sikur mos të mungonin arsyet, për të ngrënë këtë produkt të këndshëm ushqimor, tani shkencëtarët kanë zbuluar edhe një të mirë tjetër të djathit.

Në përbërësit e djathit, bën pjesë edhe nisina, një peptid që lindë nga bakteri Lactoccotus lactis, që në mënyrë drastike, ka ulur nivelin e tumoreve tek minjtë. Në studimin e botuar në gazetën e Mikrobiologjisë së Aplikuar, thuhet se nisina ka mbytur 70 deri në 80 për qind të tumoreve, pasi minjve iu është injektuar kjo masë, shkruan tetovasot.

Megjithatë, këto eksperimente janë bërë vetëm në minj, ndërsa nuk janë dhënë sinjale të qarta, nëse ky përbërës, ndikon njëlloj edhe tek njerëzit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: