TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të siguruar nga hartat e Google, ku sipas tij, duket qartë një pistë e improvizuar për uljen e avionëve që transportojnë drogë.

“FOTO E DITES! Narko­aerodromi i Beratit!”, shkruan Berisha në ‘Facebook’-un e tij.

Një pistë e improvizuar rreth 1500 metra e gjatë, për uljen e avionëve sportiv, u zbulua pak javë më parë në Ishëm, pasi ngeci avioni tip “Pipper” që drejtohej nga piloti italian Guido Guidi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: