Kriminelët janë duke përdorur transportin e ushqimit si një mënyrë e mirë për të shpërndarë drogë. Madje, ata shpërndajnë në këtë mënyrë jo vetëm lëndë narkotike, por edhe mallra të tjerë jo të ligjshëm.

Deklarata e Interpolit u bë më datë 29 prill 2020, ndërsa policia ndërkombëtare deklaroi se ka marrë një raport nga policitë e shteteve të Irlandës, Malajzisë, Spanjës dhe Britanisë së Madhe, pasi ata kishin identifikuar shoferë të kamioneve dhe automjeteve të tjera që shpërndanin drogën, raportojnë mediat e huaja.

Interpol thotë se mbyllja e kufijve shtetërorë ka cuar në rritje të kërkesës së njerëzve për ndihmë nga shoferë të ndryshëm dhe në këtë mënyrë, bëhet edhe shitje e drogës. Policia spanjolle ka arrestuar 7 persona, që dërgonin ushqime në Alicante dhe në Valencia.

Policia e Spanjës tha se të arrestuarit janë kapur duke shpërndarë drogë me bicikleta, motorë dhe makina, në formën e dërgesës, që duket sikur është normale e një porosie të thjeshtë. Në Irlandë, policia zbuloi 8 kg kokainë, si dhe dy armë të fshehura në kuti picash. Krimi edhe pandemisë është i pranishëm kudo në botë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb