Asteroidet janë të pasura me ujë, bazuar në studimin e karakteristikave të mineraleve të tyre.

Zbulimi i këtij elementi të rëndësishëm për jetën në këta shkëmbinj kozmikë u bë nga një grup astronomësh japonezë të Universitetit të Kobe, Universiteti i Tokios dhe Agjencisë Hapësinore Japoneze, Jaxa.

Rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën “Publications of the Astronomical Society of Japan”.

Astronomët kanë kërkuar për ujë në 66 asteroide të ndryshme, falë satelitit japonez “Akari”, i lëshuar në vitin 2006 dhe i pajisur me një kamera me rreze infra të kuqe.

“Ky zbulim do të ndihmojë që të kuptohet shpërndarja e ujit në Sistemin Diellor, evoluimin e asteroideve dhe origjinën e ujit në Tokë”, shpjegojnë astronomët.

Për më tepër, ky studim konfirmon teorinë sipas të cilës shumë asteroide janë krijuar nga bashkimi i gurëve me ujë të ngrirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb