Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar po monitorojnë hap pas hapi mutacionin e ri Delta+ (Delta + ose AV.4.2) që së fundmi po shkakton një numër të lartë të infeksioneve.

Të dhënat e publikuara nga ‘BBC’ dhe ‘Financial Times’ bëjnë me dije se 6% e rasteve të reja janë shkaktuar nga ky mutacion i ri.

Gjithashtu shkencëtarët po studiojnë rastin për të kuptuar nëse ky do të jetë një kërcënim i ri, edhe pse deri më tani nuk është parë si një variant shqetësues.

Delta+ u zbulua për herë të parë në korrik dhe që atëherë është përhapur në ngadalë.

Profesori i Institutit të Gjenetikës në University College London, François Balot tha se ky mutacion nuk mund të krahasohet me rrezikshmërinë e variantit Alpha dhe Delta të cilët ishin nga 50 % deri në 60 % të transmetueshëm.

Ndërkohë disa raste të Delta + janë zbuluar në SHBA dhe Danimarkë, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb