Versionet e ardhshme të Apple Watch mund të jenë në gjendje të gjurmojnë presionin e gjakut, nivelet e glukozës, sipas MacRumors. Teknologjia e zhvilluar nga Rockley bazohet në sensorë optikë, të cilët zbulojnë nivelet e substancave përmes lëkurës.

Apple siguron shumicën e të ardhurave të kompanisë ”Rockley Photonics”, që prodhon sensorët optikë. Brezi i ardhshëm i sensorëve Rockley, pritet të mbërrijë vitin e ardhshëm, që përkon me prezantimin e modeleve të Apple Watch Series 8.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb