Është zbulimi i këtij sezoni të Superligës dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në ecurinë suprizë dhe të shkëlqyer të Teutës.

Por në pritje për të mësuar se çfarë do të arrijë me skuadrën, Sherif Kallaku ka siguruar një sukses të rëndësishëm individual.

Mesfushori 20-vjeçar është shpallur “Lojtari më i Mirë” për muajin dhjetor. Çmimi është dhënë nga Shoqata “Sporti na bashkon”, pas votimit të gazetarëve sportivë në vend.

Kallaku konsiderohet si një pikë fikse e trajnerit Bledi Shkëmbi, ndërsa në këtë sezon ka luajtur 16 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb