Piktori i famshëm barok Caravaggio, i cili vdiq në vitin 1610, ndërroi jetë nga një infeksion për shkak të një stafiloku aureo. Kjo është zbuluar, katër shekuj më vonë, nga hulumtuesit në Institutin e Spitalit Universitar (Ihu) në Marsejë.

Michelangelo Merisi da Caravaggio ishte arratisur nga Roma pasi kishte kryer një vrasje gjatë një sherri në rrugë dhe vdiq katër vjet më vonë në Toskanë, në rrethana të pashpjegueshme deri më tani.

“Falë një bashkëpunimi me antropologët italianë dhe mikrobiologun Giuseppe Cornaglia, ekipet e Ihu “Méditerranée Infection” kanë marrë disa dhëmbë nga skeleti i Caravaggio”, deklaron instituti.

Hulumtuesit nxorën pulpë nga dhëmbët, të pasur me enë gjaku dhe duke kombinuar tre metoda të zbulimit të ADN-së, “u zbulua vrasësi: një stafilokok aureo”, raporton “BalkanWeb”.

Instituti, i drejtuar nga profesori Didier Raoult, është një qendër kërkimore, kurimi, trajnimesh dhe zhvillimesh, e specializuar në luftën kundër sëmundjeve infektive. Ky rezultat do të publikohet në vjeshtë në një artikull shkencor të revistës “Lancet Infectious Diseases”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb