Një zbulim i rastësishëm në laboratorin e Universitetit “Stanford” mund të shënojë përparimin vendimtar në luftën kundër kancerit. Bëhet fjalë për shndërrimin e qelizave të kancerit në grimca të shëndosha të gjakut.

Qelizat e reja do të mund të përdoren për të atakuar qelizat e kancerit. Ato janë të “stërvitura” të gjurmojnë qelizat e kancerit, transmeton Koha.net. Shkencëtarët fare rastësisht zbuluan një metodë shumë të besueshme për shndërrimin e qelizave të leuçemisë në qeliza të parrezikshme imunologjike.

Mjeku Ravi Majeti dhe kolegët e tij vëzhguan procesin pasi morën qeliza të leukemisë nga pacienti dhe u përpoqën t’i ngjallin në laborator në shtresa për kultivim.

Shkencëtarët panë se disa nga qelizat e kancerit po ndryshonin formën dhe madhësinë dhe po shndërrohen në makrofage, në qeliza të fuqishme imunologjike, kur u shtrohen veprimeve të fuqishme të proteinave.

Makrofaget mund të “gëlltisin” dhe t’i tresin qelizat e kancerit.

Majeti shpreson se qelizat e “transformuara” do të mund të përdoren në luftën kundër qelizave të kancerit.

Ato kanë aftësinë e gjetjes së qelizave të kancerit duke zbuluar karakteristikat e tyre të sinjaleve kimike.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: