Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka miratuar një ilaç që mund të përdoret për trajtimin e koronavirusit të ri, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump.

Trump ka thënë se udhëheqësi i kompanisë Gilead, që ka zhvilluar ilaçin, e ka përshkruar këtë hap si shumë të rëndësishëm, si dhe ka thënë se do të dhurojë një milion shishe të ilaçit, remdesivir.

Nën-presidenti amerikan, Mice Pence ka thënë se shpërndarja e këtij ilaçi në spitale do të fillojë të hënën, raporton Rel.

Ky ilaç që fillimisht është krijuar për trajtim të sëmundjes Ebola, ka zvogëluar ditët e shfaqjes së simptomave të koronavirusit nga 15 në 11, në disa teste që janë bërë ku janë përfshirë spitale nga e gjithë bota.

Megjithatë një studim kinez ka vënë në pikëpyetje dobinë e këtij ilaçi. Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus, me mbi 1 milion të infektuar dhe mbi 60,000 persona të vdekur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb