BRITANI-Shumë shpejt, Familja Mbretërore në Angli do shtohet më një fëmijë tjetër.

Ky do jetë fëmija e dytë e Princit William me Dukeshën Kate.

Por një lajm që po qarkullon me shpejtësi në SHBA, Spanjë dhe vende të tjera të Europës flet për një fëmijë sekret të Princeshës së ndjerë Diana, me Princin Charles.

Mediat thonë se William dhe Harry kanë një motër më të madhe, që quhet Sarah dhe jeton në një qytet të vogël në SHBA incognito.

Por si është e mundur kjo, kur William ka lindur në qershor të vitit 1982, vetëm 11 muaj pas martesës së prindërve të tij?

Thuhet se në dhjetor të vitit 1980, Lady Diana Spencer, në atë kohë një 19- vjeçare e virgjër, u urdhërua nga Mbretëresha që të bëjë disa teste gjinekologjike për të zbuluar nëse ajo mund të bëjë fëmijë.

Vezët e Dianës u fertilizuan me spermën e Charles dhe testi rezultoi pozitiv.

Por një nga mjekët, në mënyrë sekrete ruajti një nga embrionët dhe ia implantoi të shoqes, dhe në këtë mënyrë ajo u bë përgjegjëse e fëmijës biologjik të Charles dhe Diana.

Bebja ka lindur në tetor të vitit 1981, ndërsa mediat britanike thonë se janë thjesht pretendime qesharake.

Nëse është kështu, fëmija futet e para në radhën e trashëgimisë mbretërore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: