SHBA- Madhësia e të pasmeve mund të thotë shumë për shëndetin e përgjithshëm të një personi. Zakonisht besohet se atje depozitohet yndyrat e këqija të trupit, por nuk mund të jetë plotësisht e vërtetë.

Por hulumtuesit kanë zbuluar se yndyrat që depozitohen në afërsi të gjoksit, stomak apo në pjesë të tjera të trupit janë më të rrezikshme se sa yndyrat e depozituara tek të pasmet.

Nëse yndyrat depozitohen tek të pasmet, do të thotë që ky person i mban acidet yndyrore larg zemrës, arterieve dhe mëlçisë si dhe ka predispozicion të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe problemeve si diabeti, raporton BalkanWeb.

Studimi vë në dukje gjithashtu, se personat me vithe pak më të mëdha mund të jetë më inteligjente.

“Rezultatet tregojnë se gratë me vithe më të mëdha kanë tendencë të kenë nivele të ulëta të kolesterolit. Duke pasur të pasme të mëdha, mendohet se ke më shumë rezerva të Omega-3, të cilat janë provuar se nxisin zhvillimin e trurit.

What-butt-shape-am-I-759x418

TË PASMET KATRORE
Nëse keni të pasme me formë katrore, kjo tregon shumë gjëra. Flet për tepricë yndyre jo vetëm tek vithet por edhe tek beli. Nevojitet që këta persona të bëjnë ushtrime të posaçme për të dyja këto zona.

TË PASMET RRETHORE
Nëse të pasmet tuaja kanë formë rrethi kjo është një gjë e mirë dhe ju jeni të shëndetshëm. Edhe në rastet kur keni yndyra të depozituara mund t’i hiqni jo me shumë vështirësi.

TË PASME NË FORMË ZEMRE
Kjo është ndoshta forma më e dëshirueshme e të pasmeve. Megjithatë, kjo formë e zgjeruar në pjesën e poshtme, tregon për prezencë yndyrash, që me kalimin e moshës mund të kthehet në një problem nëse nuk mbahet nën kontroll. Bëjeni që tani, mos lini yndyrat t’ju prishin format tuaja të hijshme.

TË PASME NË FORMËN E SHKRONJËS “V”
Kjo lloj forme mund të vihet re tek gratë e moshuara. Si pasojë e mungesës së estrogjenit në trup, yndyrat nuk depozitohen më në të pasme por fillojnë lëvizin në zona të tjera. Nëse e keni këtë formë, lëvizni dhe nisni të hiqni yndyrat që të mos rrezikoni zemrën.

Këshillë: Të gjitha format mund të përmirësohen, vetëm ushtrohuni në mënyrën e duhur.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: