Klauzola e famshme e Erling Haaland për t’u larguar nga Manchester City në vitin 2024 ka një kusht absolutisht kyç: është i zbatueshëm vetëm për ekipet e huaja. Pep Guardiola deklaroi pak ditë më parë se nuk kishte klauzolë, por zbulohen detaje shumë të rëndësishme.

Sipas “The Athletic”, skuadrat angleze janë të përjashtuara në “ankandin” për norvegjezin. Klauzola për klubet jashtë Anglisë është 200 milionë euro. Me pak fjalë, kushdo që ofrohet për Haaland, përmes klauzolës së përmendur, duhet të luajë në një ligë të ndryshme nga ajo angleze.

Ekipet e Premier League nuk do të mund ta përdorin atë klauzolë. E vetmja mënyrë për ta marrë norvegjezin do të jetë përmes negociatave me City. Në këtë mënyrë mbyllet pothuajse përfundimisht dera për skuadrat e fuqishme ekonomikisht në Angli, si Liverpool, Arsenal, Tottenham, Manchester United apo Chelsea.

Fakti që largimi i Haaland nga City është i mundur vetëm për klubet e huaja, hap gjerësisht opsionin për Real Madridin, Barcelonën apo PSG-në, ndër të tjera. Në Madrid janë optimistë, në të ardhmen mund të përballen me një operacion, me të cilin mund të luftojnë për sulmuesin referencë botërore që tani.

Informacionet e “The Athletic” zbulojnë gjithashtu se, përveç 200 milionëve, klauzola parashikon një shumë të madhe komisionesh për babain dhe agjentët e lojtarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb