Autoritetet greke kanë zbuluar ditën e sotme detajet mbi ngjarjen ku dy të rinj rrëmbyen dhe përdhunuan një 17-vjeçare në zonën e Livadias.

Të dhënat dhe fotot e tyre u publikuan pas një urdhri të Prokurorisë së Shkallës së Parë, ndërsa raportohet se ata u arrestuan më 13 tetor në Atika.

Viktima e rrëmbimit është një vajzë 17-vjeçare nga Livadia, e cila kishte denoncuar se pas një telefonate me një nga të rinjtë e arrestuar, kishin rënë dakord të takoheshin të dielën e datës 2 tetor. Mirëpo ai është shfaqur me një shok dhe e mitura e cili e ka kuptuar qëllimin e tyre ka tentuar të largohet, por dy të rinjtë e futën me forcë në makinën e tyre dhe e çuan në një zonë rurale, ku e përdhunuan.

Ekzaminimi mjeko-ligjor i kryer ndaj vajzës së mitur konfirmoi se ajo kishte qenë viktimë e përdhunimit, ndërsa autorët u gjetën ditën e enjte nga autoritetet helene në banesat e tyre në zonën e Keratsinit, ku u arrestuan dhe u dërguan në Prokurorinë e Livadisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: